Flash News

E-TJERA

Bie në kanal mjeti në autostradën Levan - Tepelenë, humb jetën shoferi 34-vjeçar

Bie në kanal mjeti në autostradën Levan - Tepelenë, humb
Foto nga vendi i ngjarjes

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin e autostradës Levan - Tepelenë në afërsi të venit të qujtur Kafarajt.

Mësohet se një automjet tip Benz ka dal nga rruga dhe ka përfunduar në kanal, e për pasojë drejtuesi i mjetit ka ndërruar jetë. 

Njoftimi i policisë:


Rreth orës 20:30, në fshatin Kafaraj, shtetasi A. Y., 34 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë e daljes së automjetit nga rruga, shtetasi A. Y., ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

 

Të fundit