Flash News

E-TJERA

Bie në kontakt me energjinë elektrike, humb jetën 14-vjeçari në Vaun e Dejës

Bie në kontakt me energjinë elektrike, humb jetën

Një 14-vjeçar ka humbur jetën, pasi dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike në banesën e tij.

Sipas policisë, ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Barbullush, në Vaun e Dejës.

“Rreth orës 14:45, në fshatin Barbullush, Vau i Dejës, shtetasi i mitur E. A., 14 vjeç, dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike në banesën e tij dhe për pasojë ka humbur jetën”, njofton paraprakisht policia.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

 

Të fundit