Flash News

E-TJERA

Bie në kontakt me energjinë elektrike, humb jetën 45-vjeçari në Maliq

Bie në kontakt me energjinë elektrike, humb jetën

Një 45-vjeçar ka humbur jetën në Maliq në spital, pasi ra në kontakt me energjinë elektrike.

Policia ben me dije se Leonard Ymeri, punëtor ndërtimi, po rregullonte çatinë e një shtëpie, kur ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.

Maliq/Informacion paraprak

Pasditen e sotme, në bllokun nr. 1, Maliq, shtetasi L. Y., 46 vjeç, banues në fshatin Goskovë, Korçë, duke punuar për rregullimin e çatisë së magazinës në pronësi të shtetasit B. M., ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe si pasojë e dëmtimeve të marra, ka humbur jetën në spitalin e Korçës.

Në ambientet e Komisariatit ndodhet pronari i magazinës B. M. dhe shtetasi I. Sh., për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Të fundit