Flash News

E-TJERA

Bie në kontakt me energjinë elektrike, humb jetën një person në Lezhë

Bie në kontakt me energjinë elektrike, humb jetën një person

Një person ka mbetur i vdekur pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike në autostradën Lezhë – Tiranë.

Nga të dhënat e para thuhet se personi në fjalë ka qenë këmbësor, duke lëvizur në anë të superstradës dhe përcjellësit e energjisë kanë qenë në tokë.

Po punohet për zbardhjen  dhe rrethanat në ta cilat ka ndodhur ngjarja.

Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 21:00, në Ishull Lezhë, shtetasi V. M., rreth 45 vjeç, banues në Ishull Lezhë, dyshohet se aksidentalisht ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe për pasojë ka humbur jetën.

Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe në drejtimin e prokurorit, vijon punën për përcaktimin e saktë të shkakut të humbjes së jetës.

Të fundit