Flash News

E-TJERA

Bie në kontakt me energjinë, humb jetën 40-vjeçari

Bie në kontakt me energjinë, humb jetën 40-vjeçari

Një 40-vjeçar ka humbur jetën teksa ka qenë duke kryer punime elektrike në shtëpinë e një personi tjetër. Sipas policisë, shtetasi me inicialet I. C. ka rënë në kontakt me rrymën e për pasojë ka ndërruar jetë.

“Më datë 03.10.2021, rreth orës 19:45, dyshohet se shtetasi I. C., rreth 40 vjeç, duke kryer punime elektrike në banesën e shtetasit F. K., ka rënë në kontakt me rrymën elektrike e për pasojë ka ndërruar jetë”, njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të fundit