Flash News

E-TJERA

Bie në kontakt me rrymën elektrike, humb jetën 60-vjeçari në Fier

Bie në kontakt me rrymën elektrike, humb jetën 60-vjeçari

Një 60-vjeçar në fshatin Banaj të Patosit dyshohet se ka rënë në kontakt me energjinë elektrike në banesën e tij dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Njoftimi i policisë:

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 18:30, në spitalin rajonal të Fierit, është dërguar pa shenja jete, shtetasi I. M., rreth 60 vjeç, banues në fshatin Banaj, Patos.

Ky shtetas dyshohet se aksidentalisht ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, në banesën e tij.

 

Grupi hetimor vijon punën për të dokumentuar me prova ligjore rrethanat e rastit.

 

Të fundit