Flash News

E-TJERA

Bie në kontakt me rrymën elektrike, humb jetën i riu në Tiranë

Bie në kontakt me rrymën elektrike, humb jetën i riu në
Foto ilustruese

Një i ri ka humbur jetën në Tiranë, pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.

Sipas të dhënave të para nga policia, ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:45, në “Rrugën e Elbasanit”. I riu me iniciale G.B., 27 vjeç, dyshohet se ka qenë duke punuar në një lokal kur ka rënë kontakt me rrymën elektrike.

Ai është transportuar me urgjencë në spital, por ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

 

 

Të fundit