Flash News

E-TJERA

Bie në kontakt me rrymën elektrike, humb jetën një punonjës sigurie në Tiranë

Bie në kontakt me rrymën elektrike, humb jetën një

Ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe ka ndërruar jetë në spital një punonjës i Shërbimit Privat të Sigurisë Fizike në Tiranë.

Njoftimi:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 09.11.2024, është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore shtetasi H. D., 56 vjeç, punonjës i Shërbimit Privat të Sigurisë Fizike, i cili dyshohet se gjatë orarit të punës, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike në një kabinë elektrike (disa metra larg vendit ku kryente shërbimin). Si pasojë e dëmtimeve të marra ky shtetas ka ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Të fundit