Flash News

E-TJERA

Bie në pranga vlonjati, po transportonte 8 emigrantë të paligjshëm

Bie në pranga vlonjati, po transportonte 8 emigrantë të

Një 33-vjeçar nga Vlora ka rënë në prangat e policisë, pasi u kap duke transportuar tetë emigrant të paligjshëm kundrejt fitimit.

Policia bën me dije se ai është ndaluar në hyrje të qytetit të Tepelenës.

Mjeti tip “Seat” kishte si drejtim të Tiranën. 33-vjeçari me iniciale B. Rr., i kishte marrë çdo emigranti 250 euro për t’i transportuar.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti dhe një aparat celular.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Seksionin Operacional, Komisariatin e Policisë Tepelenë dhe Forcën e Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt fitimit, për kalim të paligjshëm të kufirit, mbështetur dhe në inteligjencën informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Road Guard 54”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– B. Rr., 33 vjeç, banues në Vlorë.

Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në hyrje të qytetit të Tepelenës, në vendin e quajtur “Agjencia”, duke transportuar me automjetin tip “Seat”, në drejtim të Tiranës, 8 emigrantë nga vendet MENA, kundrejt shumës 250 euro për person”, thuhet në njoftimin e policisë.

 

 

Të fundit