Flash News

E-TJERA

Bie nga 10 metra lartësi në punë, humb jetën 18-vjeçari shqiptar në Itali

Bie nga 10 metra lartësi në punë, humb jetën

Një tetëmbëdhjetë vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë nga çatia e një fabrike në zonën industriale të Porto Sant'Elpidio, në provincën e Fermos në Itali.

Tragjedia ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 9, ndërsa mediat italiane raportojnë se viktima është shqiptar i identifikuar si Franco Mazelli.

Sipas hetimeve paraprake, një pjesë e çatisë është shembur dhe djali u rrëzua duke rënë rreth 10 metra poshtë.

Çdo përpjekje e mjekëve për ta mbajtur në jetë të riun rezultoi e padobishme, pasi lëndimet nga rrëzimi ishin shumë të rënda. Karabinierët po hetojnë dinamikën e aksidentit në punë së bashku me inspektoratin e punës.

Të fundit