Flash News

E-TJERA

Bie nga ballkoni i katit të gjashtë, humb jetën 6-vjeçari në Elbasan

Bie nga ballkoni i katit të gjashtë, humb jetën 6-vjeçari
Foto ilustruese

Një fëmijë ka humbur jetën në qytetin e Elbasanit, pasi ka rënë aksidentalisht nga kati i gjashtë i banesës ku jetonte.

Sipas të dhënave të para, 6-vjeçari, O.L. ka rënë nga ballkoni i katit të gjashtë në lagjen ‘28 Nëntori’ dhe për pasojë ka ndërruar jetë në spital.

Më datë 22.09.2021,rreth  orës 15:50, në lagjen "28 Nëntori ", Elbasan,  shtetasi O.L., 6 vjeç, ka rënë nga ballkoni i banesës ku jetonte nga kati 6 , dhe për pasojë ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Elbasan.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e plotē të rrethanave të ngjarjes”, bën me dije policia.

Të fundit