Flash News

E-TJERA

Bie nga çatia e godinës ku punonte, ndërron jetë shqiptari në Milano

Bie nga çatia e godinës ku punonte, ndërron jetë shqiptari

Një 53-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në Bareggio, në zonën e Milanos, pasi ka rënë nga çatia e një banese të një kompanie zdrukthtarie metalike.

53-vjeçari dyshohet se ka rënë nga një lartësi rreth 7 metra mëngjesin e sotëm për shkak të një parapeti të dëmtuar.

Sipas mediave italiane, burri kishte nisur të flinte në kompaninë ku punonte pas ndarjes nga gruaja, pasi  u gjet një dyshek dhe sende të tjera personale.

Karabinierët e kompanisë Abbiategrasso dhe inspektorët e ATS po hetojnë çështjen.

Të fundit