Flash News

E-TJERA

Bie nga karroceria e zetorit, humb jetën 69-vjeçari në Korçë

Bie nga karroceria e zetorit, humb jetën 69-vjeçari në

Një 69-vjeçar humbi jetën mesditën e sotme pasi ra aksidentalisht nga karroceria e një zetori në qytetin e Korçës.

Sipas policisë, drejtuesi i mjetit B. M., 26 vjeç, po shoqërohen për në Komisariat, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme. 

“Rreth orës 14:30, në urgjencën e Spitalit Korçë, ëshë dërguar nga familjarët në gjendje të rëndë shëndetsore shtetasi F. Xh., rreth 69 vjeç, i cili dyshoheh se ka rënë aksidentalisht nga karroceria e një zetori.

Si pasojë e plagëve të marra ky shtetas ka ndërruar jetë më spital.

Drejtuesi i mjetit shtetasi B. M., 26 vjeç, po shoqërohen për në Komisariat, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme.
Gjithashtu mjeti tip zetor është bllokuar në cilësinë e provës materiale.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rethana të rastit.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të fundit