Flash News

E-TJERA

Bie nga kati i 6-të i hotelit, ndërron jetë turistja polake në Durrës

Bie nga kati i 6-të i hotelit, ndërron jetë turistja polake

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur orët e vona të mbrëmjes në qytetin e Durrësit.

Një turiste e huaj ka rënë nga ballkoni i një hoteli luksoz në zonën e plazhit.

Ajo ka gjetur vdekjen e menjëherëshme pavarësisht mbërritjes së ambulancës.

Ende nuk dihet nëse është shtyrë nga dikush, ka kryer vetëvrasje apo ka rënë aksidentalisht.

Durrës/Informacion paraprak

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen nr. 13, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga kati i gjashtë i hotelit ku ishte akomoduar për pushime, shtetasja polake B. V., 55 vjeçe, banuese në Poloni, e cila për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Të fundit