Flash News

E-TJERA

Bie nga kati i 6-të i një pallati në Astir, ndërron jetë punëtori

Bie nga kati i 6-të i një pallati në Astir, ndërron
Foto nga vendi i ngjarjes

Një person ka humbur jetën në zonën e Astirit në Tiranë, pasi ra nga lartësia e një pallati ku po punonte.

Mësohet se 50-vjeçari Krenar Aliu ra nga kati i 6-të i një pallati në rrugën ‘Kasem Shina’, ku fatkeqësisht ndërroi jetë në vend.

 “Më datë 10.05.2022, rreth orës 16:55, në rrugën “Kasem Shima”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga kati i gjashtë i një banese ku ishte duke punuar, shtetasi K. A., 50 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

 

 

Të fundit