Flash News

E-TJERA

Bie nga kati i gjashtë, humb jetën qytetarja nga Gramshi

Bie nga kati i gjashtë, humb jetën qytetarja nga Gramshi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gramsh, ku një 68-vjeçare ka humbur jetën, pasi ka rënë aksidentalisht nga kati i gjashtë i pallatit në të cilin ajo banonte.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në lagjen "Sporti", ku si pasojë e plagëve të marrë 68 vjeçarja, me iniciale A.I. ka ndërruar jetë në spital.

“Sot, rreth orës 11:45, në lagjen Sporti, Gramsh, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga kati i gjashtë i pallatit ku banonte, shtetasja A. I., 68 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë në spital”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të fundit