Flash News

E-TJERA

Bie nga kati i pestë i pallatit, ndërron jetë në vend 22-vjeçarja në Vlorë

Bie nga kati i pestë i pallatit, ndërron jetë në vend

Një e re ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në qytetin e Vlorës.

Sipas njoftimit të policisë, një vajzë 22 vjeçe dyshohet se është rrëzuar nga kati i pestë i një pallati në lagjen “24 Maji” e për pasojë ka humbur jetën.

“Sot, rreth orës 10:00, në lagjen “24 Maji”, dyshohet se është rrëzuar nga kati i pestë i një pallati, shtetasja V. L., 22 vjeçe, e cila si pasojë ka ndërruar jetë”, njofton policia paraprakisht.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 

Të fundit