Flash News

E-TJERA

Bie nga kati i pestë i pallatit në Tiranë, ndërron jetë fëmija 2 vjeç

Bie nga kati i pestë i pallatit në Tiranë, ndërron jetë

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Tiranë pasditen e sotme.

Sipas policisë, një fëmijë 2 vjeç ka rënë nga lartësia e katit të pestë të banesës, e si pasojë ka ndërruar jetë.

“Më datë 10.06.2022, rreth orës 16:30, në rrugën “Shefqet Kuka”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia e katit të pestë të banesës, një fëmijë 2 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë”, sqaron policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes

 

Të fundit