Flash News

E-TJERA

Bie nga kati i tretë i banesës, humb jetën 58-vjeçari

Bie nga kati i tretë i banesës, humb jetën 58-vjeçari
Foto ilustruese

Një 58-vjeçar ka humbur jetën, pasi ka rënë nga kati i tretë i shtëpisë ku banonte.

Nuk është konfirmuar ende, por dyshohet se ngjarja ka qenë aksidentale.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme në lagjen “Loni Dhamo”, Lushnjë.

"Rreth orës 10:35, në lagjen “Loni Dhamo”, Lushnjë, shtetasi A. T., 58 vjeç, dyshohet se ka rënë nga kati i tretë i banesës ku banonte dhe ka ndërruar jetë. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes", thuhet në njoftimin e policisë.

Të fundit