Flash News

E-TJERA

Bie nga kati i tretë i pallatit, ndërron jetë një person në Tiranë

Bie nga kati i tretë i pallatit, ndërron jetë një person

Një person ka humbur jetën pasditen e sotme në Tiranë.

Sipas policisë, dyshohet se A. D., 68 vjeç aksidentalisht është rrëzuar nga kati i tretë i pallatit ku banonte.

“Më datë 02.01.2023, rreth orës 17:10, në rrugën “Niko Avrami”, dyshohet se aksidentalisht është rrëzuar nga kati i tretë i pallatit ku banonte shtetasi A. D., 68 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë”, njofton policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 

 

Të fundit