Flash News

E-TJERA

Bie nga lartësia e një objekti ku po punonte, ndërron jetë 57-vjeçari në Kashar

Bie nga lartësia e një objekti ku po punonte, ndërron jetë

Një 57-vjeçar ka rënë nga lartësia e objektit, ku po punonte dhe për pasojë ka humbur jetën. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në Kashar.

Viktima ka inicialet F. N., ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të zbardhur rrethanat. Rastet e tilla janë shtuar së fundmi, duke ngritur shqetësimin e mungesës së sigurisë në punë.

“Më datë 15.04.2022, në Kashar, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia e objektit ku po punonte, shtetasi F. N., rreth 57 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të fundit