Flash News

E-TJERA

Bie nga lartësia e pallatit, ndërron jetë 35-vjeçarja në Tiranë

Bie nga lartësia e pallatit, ndërron jetë 35-vjeçarja

Një 35-vjeçare ka humbur jetën pasi ra nga lartësia e një pallati në zonën e Pallatit me Shigjeta në Tiranë.

Sipas burimeve, ngjara ka ndodhur rreth orës 14:50, ndërsa ende nuk ka të dhëna për identitetin e 35-vjeçares. Grupi hetimor po vijon punën për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 14:50, tek Pallati me Shigjeta, ka rënë nga lartësia dhe për pasojë ka humbur jetën një shtetase ende e paidentifikuar, rreth moshës 35 vjeçe. Grupi hetimor po punon për identifikimin e saj dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 

Të fundit