Flash News

E-TJERA

Bie nga lartësia e pallatit teksa punonte, humb jetën 35-vjeçari në Tiranë

Bie nga lartësia e pallatit teksa punonte, humb jetën

Një person ka humbur jetën teksa punonte në një pallat në Tiranë.

Sipas policisë, R. H., 35 vjeç ka rënë nga lartësia e një pallati teksa punonte në afërsi te sheshi “Shqiponja” e për pasojë ka humbur jetën.

Më datë 25.12.2021, rreth orës 10:55, në afërsi te sheshi “Shqiponja”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia e pallatit ku ishte duke punuar dhe për pasojë ka ndërruar jetë shtetasi R. H., 35 vjeç.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

  

Të fundit