Flash News

E-TJERA

Bie nga pallati ku po punonte 26-vjeçari në Tiranë

Bie nga pallati ku po punonte 26-vjeçari në Tiranë

Një aksident ka ndodhur këtë të martë në një vend pune në Tiranë.

Policia bën me dije se në rrugën "Besnik Hidri", në një pallat në ndërtim e sipër, ka rënë nga lartësia ku ishte duke punuar shtetasi E. H., 26 vjeç.

“Më datë 23.05.2023, në rrugën "Besnik Hidri", në një pallat në ndërtim e sipër, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia ku ishte duke punuar shtetasi E. H., 26 vjeç.

Si pasojë 26-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.”, njofton policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Të fundit