Flash News

E-TJERA

Bie nga pallati në ndërtim, humb jetën punëtori në Tiranë

Bie nga pallati në ndërtim, humb jetën punëtori në

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të diele në Tiranë, ku një 50 vjeçar ka humbur jetën.

50 vjeçari dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia ku ishte duke punuar, e për pasojë ka ndërruar jetë.

Sipas policisë mësohet se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Besa”, në një pallat në ndërtim e sipër.

“Më datë 21.05.2023, rreth orës 08:10, në rrugën "Besa", në një pallat në ndërtim e sipër, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia ku ishte duke punuar shtetasi A. B., 50 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.”, njofton policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes

Të fundit