Flash News

E-TJERA

Bie nga pema duke mbledhur ullinj, humb jetën 65-vjeçari në Vlorë

Bie nga pema duke mbledhur ullinj, humb jetën 65-vjeçari në

Një person ka humbur jetën në Vlorë, pasi sipas policisë ka rënë aksidentalisht nga pema teksa po mblidhte ullinj.

Po ashtu, në spital ka përfunduar një punonjës i gjelbërimit po në qytetin e Vlorës, pasi u rrëzua teksa ishte duke krasitur pemët.

“Paraditen e sotme, në fshatin Bestrovë, Vlorë, dyshohet se duke mbledhur ullinj është rrëzuar aksidentalisht nga pema, shtetasi L. V., rreth 65 vjeç, i cili ka ndërruar jetë.

Po sot, në lagjen “Pavarsia”, Vlorë, dyshohet se duke krasitur pemët, është rrëzuar aksidentalisht nga pema, punonjësi i gjelbërimit, shtetasi E. H., 58 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave, për të dyja ngjarjet.

Të fundit