Flash News
Mbyllet mbledhja, Noka: Nga nesër, drejtuesit do të jenë në bazë
I ngritur nga një grup kriminal, parandalohet futja e një droni në burgun e Burrelit
Të shtëna me armë zjarri në Golem, një i plagosur
Berisha me drejtuesit politik në qarqe: Të garantojmë shqiptarët se vota e tyre s’do varroset pa hyrë në kuti
Nga Nikolla te Shalsi dhe Braçe/ PS zgjedh Kryesinë e re, emrat që mbetën jashtë
Bie nga shtylla e tensionit në Patos, ndërron jetë punëtori egjiptjan
Një punëtor egjiptjan ka humbur jetën sot pasi ra nga lartësia në fshatin Ruzhdi, në Patos.
Mesohet se punëtori, rreth 37 vjeç ishte duke punuar në një shtyllë të tensionit kur ka rënë nga lartësia.
Dyshohet se punëtori mund të ketë pësuar një arrest kardiak ndërsa ishte duke punuar, çka mund të ketë çuar në humbjen e kontrollit dhe rrëzimin e tij.
Në spitalin rajonal të Fierit, mbasditen e sotme është dërguar pa shenja jete, shtetasi egjiptian M. S., 37 vjeç, punëtor në një kompani për vendosjen e shtyllave te tensionit, e cila aktualisht po kryen punime në fshatin Ruzhdije, Patos.
Nga hetimet paraprake dyshohet se shtetasi M. S., duke punuar për vendosjen e shtyllave të tensionit, ka rënë nga lartësia, dhe për pasojë ka humbur jetën.
Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në ambjentet e Komisariatit personat përgjegjës për veprime të mëtejshme.', njofton policia.