Flash News

E-TJERA

Bie nga skela në një kantier ndërtimi, humb jetën shqiptari në Greqi

Bie nga skela në një kantier ndërtimi, humb jetën shqiptari

Një shqiptar ka humbur jetën në Greqi pasi ra nga skela e një kantieri ndërtimi ku punonte.

Sipas mediave greke, ngjarja ka ndodhur në Agia Mylopotamos në Rethymnon, ndërsa viktima është një 53-vjeçar shqiptar.

Mësohet se punëtori ka rënë nga një skelë rreth 2.5 metra, ku dhe ka humbur jetën.

Nuk dihen ende rrethanat në të cilat ka ndodhur aksidenti tragjik.

Të fundit