Flash News

E-TJERA

Bie nga skela teksa punonte në ndërtim, ndërron jetë 66-vjeçari shqiptar

Bie nga skela teksa punonte në ndërtim, ndërron jetë

Një 66-vjeçar shqiptar ka humbur jetën, pasi ra nga skela duke punuar ndërtim. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Veronës, Itali.

Viktimë ka mbetur Kujtim Aliraj. Pavarësisht ndihmës që i është dhënë, ai nuk u ka mbijetuar plagëve të marra.

Mediat italiane shkruajnë se gjatë këtij viti në Verona pati 23 vdekje në punë. Gjithashtu shtojnë se ka mungesë mjetesh në punë dhe burimesh njerëzore.

Të fundit