Flash News

E-TJERA

Bie nga 'Ura e Bushtricës' i moshuari, ndërron jetë në vend

Bie nga 'Ura e Bushtricës' i moshuari, ndërron jetë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të mërkurë në aksin rrugor Librazhd–Prrenjas, në afërsi të Qukësit, ku një person rreth moshës 60–65 vjeç ka humbur jetën.

Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se viktima ka rënë nga Ura hekurudhore e Bushtricës, duke gjetur vdekjen e menjëhershme mbi trasenë e rrugës automobilistike që kalon poshtë urës.

Trupi i pajetë është transportuar për veprime të mëtejshme procedurale, ndërsa shkaqet dhe rrethanat e plota të ngjarjes mbeten ende të paqarta.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë, të cilat po kryejnë hetimet për zbardhjen e plotë të rastit. 

Të fundit