Flash News

E-TJERA

Bie numri i aksidenteve rrugore, shkaku kryesor i tyre

Bie numri i aksidenteve rrugore, shkaku kryesor i tyre

Në muajin prill janë regjistruar 92 aksidente rrugore, duke u ulur me 11,5 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në rënie ka ardhur edhe numri i aksidenteve të ndodhura përgjatë 4-mujorit të parë të vitit.

Në muajin prill, numri i të aksidentuarve është 132 persona, 10 prej të cilëve kanë humbur jetën.

Sipas INSTAT, aksidentet rrugore, në 84,8 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grupmosha  45-59  vjeç.

Ndërsa numri i aksidenteve sipas sjelljes së këmbësorit është ulur me 39 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. 

Të fundit