Flash News

E-TJERA

Bie numri i fataliteteve nga Covid-19, 343 qytetarë të infektuar

Bie numri i fataliteteve nga Covid-19, 343 qytetarë të infektuar

Dy qytetarë nga Tirana 66 dhe 76 vjeç kanë humbur jetën nga Covid-19 në vendin tonë.

Ministria e Shëndetësisë njofton se nga 3,696 testime, kanë rezultuar 343 qytetarë të infektuar.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 123 pacientë, nga të cilët 12 janë në gjendje më të rënduar.

 “Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 3,696 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 343 qytetarë, në këto bashki:

165 në Tiranë, 17 në Vlorë, 15 në Fier, 12 në Sarandë, 11 në Durrës, 10 në Kamëz, 9 në Elbasan, 8 në Vorë, 6 Divjakë,  5 në Shkodër, Mat, Memaliaj, Korçë, Berat, Kuçovë,  4 në Lezhë, Mirditë, Patos, Lushnje, Tepelenë, Skrapar, 3 në Malësi e Madhe, Tropojë, Kurbin, Kavajë, Mallakastër, Devoll, 2 në Krujë, Rrogozhinë, Dibër, Gjirokastër, 1 në Kukës, Has, Shijak, Selenicë, Himarë, Maliq, Dimal, Belsh, Peqin, Librazhd.Janë 5,173 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 123 pacientë, nga të cilët 12 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 2 humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: Dy qytetarë nga Tirana 66 dhe 76 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 333 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 198,263 që nga fillimi i epidemisë”, njofton ministria.

Të fundit