Flash News

E-TJERA

Bie numri i ndërmarrjeve dhe të punësuarve në 2020, sektori që ndikoi negativisht

Bie numri i ndërmarrjeve dhe të punësuarve në 2020, sektori

Numri i ndërmarrjeve dhe rrjedhimisht i të punësuarëve ka rënë gjatë vitit 2020 krahësuar me një vit më parë.

Gjatë vitit të kaluar, INSTAT raporton se ndërmarrjet e prodhimit realizuan 2.147 miliardë lekë shitje neto, duke shënuar një rënie me 5,1 %, krahasuar me vitin 2019.

Me mbi 5% ra dhe numri i të punësuarve. Në uljen e numrit të ndërmarrjeve aktive, ndikuan negativisht prodhuesit e shërbimeve.

Sektorët me peshën më të lartë të punësimit për vitin 2020 ishin sektori i tregtisë me 25,5 % të punësimit dhe i shërbimeve të tjera (arsimi dhe shëndetësia private, shërbime administrative, profesionale, shkencore dhe teknike, etj.) me 20,5 %, të ndjekura nga sektori i industrisë përpunuese me 19,8 %.

Sipas madhësisë së ndërmarrjeve, në vitin 2020, ndërmarrjet me 50 e më shumë të punësuar edhe pse përbëjnë vetëm 1,3 % të ndërmarrjeve aktive kanë dhënë kontributin kryesor në ekonomi.

Ndërsa sipërmarrjet me 1-4 të punësuar kanë kontributin më të madh të shitjeve neto. Ky grup ndërmarrjesh realizoi 8,1 % të shitjeve dhe punësoi 38,7 % të të punësuarve.

Dokumenta bashkëngjitur

Të fundit