Flash News

E-TJERA

Bie që prej mëngjesit 'Postari', sistemi që do të menaxhojë votat e diasporës

Bie që prej mëngjesit 'Postari', sistemi që do të

Bie sistemi i postës në mbarë vendin.

Burime të Politiko.al bëjnë me dije se ky sistem i quajtur 'Postari' nuk funksionon për qytetarët që në orët e para të mëngjesit, duke krijuar probleme për qytetarët dhe institucionet që u duhet të punojnë me këtë sistem. 

Si funksionon 'Postari' 

Posta Shqiptare punon me një sistem të regjistrimit të zarfeve që do të dërgohen në adresa të ndryshme, i cili quhet  'Postari'. 

Ai funksionon njesoj si sistemi i gjobave. Për shembull: kur dërgon një dokument për në gjykatë, zarfi regjistrohet se ku do të shkojë dhe në këmbim merr një faturë të printuar nga sistemi, por ky sisitem sot ka rënë. Kështu, nëse sot ke një afat nuk e dërgon dot në gjykatë sepse Postari nuk funksionon.

Edhe më shqetësues bëhet fakti se përmes këtij sistemi pritet të menaxhohen edhe votat e diasporës i premtuar për zgjedhjet parlamentare 2025. 

 

 

Të fundit