Flash News

E-TJERA

Bie sërish sistemi TIMS në pikat kufitare, po punohet me regjistra manualë

Bie sërish sistemi TIMS në pikat kufitare, po punohet me regjistra

Sistemi TIMS ka shfaqur sërish probleme.

Në disa pika kufitare në vend sistemi ka dalë jashtë funksionit.  Probleme janë shfaqur këtë mbrëmje në pikën kufitare të Kakavijës, ç’ka ka detyruar punonjësit e pikës kufitare të funksionojnë me regjistra manualë.

Probleme me sistemin TIMS ka pasur edhe Porti i Durrësit. Nuk dihet nëse rënia e sistemit lidhet me ndonjë sulm kibernetike, ashtu si në fillim të shtatorit, kur sistemet TIMS në mbarë vendin u sulmuan kibernitikisht nga hakerat iranianë.

 

Të fundit