Flash News

E-TJERA

Bie sistemi në doganën e Qafë Thanës, qytetarët përballen me radhë të gjata

Bie sistemi në doganën e Qafë Thanës, qytetarët

Në doganën e Qafë Thanës është shfaqur një fluks i shtuar automjetesh, si pasojë e rënies së sistemit, duke ngadalësuar kalimin në hyrje dhe dalje të Shqipërisë drejt Maqedonisë së Veriut.

Edhe pse pala maqedonase po përballet me probleme teknike, kalimi i mjeteve vijon, por me ritme më të ngadalta.

Në anën shqiptare, sportelet po punojnë me kapacitet të plotë për të përballuar situatën.

Sipas autoriteteve, aktualisht po punohet me tre sportele për hyrje dhe tre për dalje, ndërsa situata është drejt normalizimit. Fluksi i automjeteve mbetet i lartë, por pritet të lehtësohet në orët në vijim.

Të fundit