Flash News

E-TJERA

Bie sistemi në pikën kufitare të Kapshticës, ‘paralizohet’ kalimi i automjeteve

Bie sistemi në pikën kufitare të Kapshticës,

Prej një ore sistemi i pikës kufitare të Kapshticës ka shfaqur probleme. Sistemi ka rënë duke bërë të pamundur lëvizjen dhe kalimin e mjeteve drejt Greqisë.

Nuk dihet ende se sa do të vijojë ky problem, teksa është krijuar një radhë e gjatë automjetesh.

Një muaj më parë, pala doganore greke në Kakavijë shkaktoi kaos në qarkullimin e mjeteve. Dhjetëra mjete mbetën të bllokuara duke krijuar radhë të gjatë për shkak se pala greke funksiononte vetëm me dy sportele.

Të fundit