Flash News

E-TJERA

Bie suvaja e një pallati në Korçë, plagoset 35-vjeçari

Bie suvaja e një pallati në Korçë, plagoset

Një 35-vjeçar ka mbetur i plagosur pasi ka rënë suvaja e një pallati. në Korçë.

Policia bën me dije se i lënduari, shtetasi me iniciale L.T., është dërguar për ndihmë mjekësore.

Njoftimi i policisë:

Mbrëmjen e sotme, në Pedonalen e qytetit të Korçës, është shkëputur një pjesë suvaje, nga fasada e një pallati dhe ka rënë mbi tendën e një lokali. Për pasojë është lënduar lehtë në shpatull shtetasi L. T., 35 vjeç, banues në Korçë, i cili u dërgua për ndihmë mjekësore në spitalin e Korçës.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Të fundit