Flash News

E-TJERA

"Bie volumi tregtar Shqipëri-Kosovë"/ Meta pret një përfaqësi të bizneseve kosovare, evidenton shqetësimet kryesore

"Bie volumi tregtar Shqipëri-Kosovë"/ Meta pret një

Kreu i Shtetit Ilir Meta ka pritur në presidencë një përfaqësi të Aleancës Kosovare të Bizneseve.

Meta thotë se është njohur me shqetësimet e tyre për rënien e volumit të shkëmbimeve tregtare ndërmjet dy vendeve, si pasojë e COVID-19, shtimit të pengesave administrative e infrastrukturore, si dhe rritjes se barrës, kryesisht jo tarifore.

Sipas Presidentit, palët theksuan domosdoshmërinë e marrjes së masave të menjëhershme, për të siguruar vijimësinë e bashkëpunimit ekonomik dhe rritjen e mbështetjes nga ana qeverive për bizneset.

Postimi i plotë:

Prita sot në Presidencë një përfaqësi të Aleancës Kosovare të Bizneseve, me të cilët ndamë ide të vyera mbi rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit ekonomik të sipërmarrjeve në nivel kombëtar.

U njoha me shqetësimet e drejta të tyre për rënien e volumit të shkëmbimeve tregtare ndërmjet dy vendeve tona, si pasojë e COVID-19, shtimit të pengesave administrative e infrastrukturore, si dhe rritjes se barrës, kryesisht jo tarifore.

Në kushtet aktuale të pandemisë, theksuam domosdoshmërinë e marrjes së masave të menjëhershme, për të siguruar vijimësinë e bashkëpunimit ekonomik dhe tregëtar, si dhe rritjen e mbështetjes nga ana qeverive për bizneset e prekura në të dyja vendet, me qëllim zhvillimin e qëndrueshëm të Shqipërisë e Kosovës.

Të fundit