Flash News

E-TJERA

Bie zjarr gjatë natës në Kamëz, digjen pesë dyqane

Bie zjarr gjatë natës në Kamëz, digjen pesë dyqane

Pesë dyqane janë shkrumbuar nga një zjarr masiv  që ka shpërthyer në Kamëz në orët e para të ditës.

Nga flakët ka vetëm dëme materiale, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes. Disa javë më parë një zjarr po ashtu masiv përfshiu një biznes makinash me qera në Kamëz, ku u dogjën disa automjete.

NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 01.07.2024, rreth orës 01:40, në rrugën "Skënderbej", ka rënë zjarr në një ish-magazinë shtetërore, brenda së cilës ka dyqane me rroba, fastfood, dhe me materiale plastike.

Zjarri është fikur dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor, së bashku me ekspertët zjarrfikës, po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 

Të fundit