Flash News

E-TJERA

Bie zjarr në një banesë në Gjirokastër

Bie zjarr në një banesë në Gjirokastër

Një zjarr ka rënë në një banesë në lagjen “18 Shtatori” të Gjirokastrës, por ndërhyrja e shpejtë e forcave zjarrfikëse ka shmangur përhapjen e flakëve në pjesët e tjera të shtëpisë, duke parandaluar një tragjedi të mundshme.

Zjarri, që dyshohet të jetë shkaktuar nga një defekt në sistemin elektrik të aspiratorit, ka dëmtuar vetëm kuzhinën e banesës. Falë ndërhyrjes së menjëhershme të zjarrfikësve dhe bashkëpunimit të banorëve, flakët u izoluan në kohë, duke minimizuar dëmet materiale.

Fatmirësisht, nuk raportohet për të lënduar nga ngjarja. Hetimet paraprake po vijojnë për të sqaruar rrethanat e plota të zjarrit.

Të fundit