Flash News

E-TJERA

Zjarr tek ambientet e Piramidës në Tiranë, Policia jep informacionet e para

Zjarr tek ambientet e Piramidës në Tiranë, Policia jep

Pasditen e sotme një zjarr ka përfshirë ambientet e Piramidës tek bulevardi ”Dëshmorët e Kombit” në Tiranë.

Ende nuk dihet se çfarë e ka shkaktuar zjarrin por shërbimet e zjarrfikseve kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë fikur flakët.

Sipas njoftimit të policisë ka pasur vetëm dëme materiale.

Njoftimi i policisë:

Më datë 21.11.2020, rreth orës 18:15, në bulevardin "Dëshmorët e Kombit", ka rënë zjarr në ambientet e Piramidës, ku ka vetëm dëme materiale.

Sherbimet e zjarrfikseve ndodhen në vendngjarje dhe bënë të mundur fikjen e zjarrit.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë vijojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

Të fundit