Flash News

E-TJERA

Bien akuzat për pronat në Jalë; një vit nga ‘furtuna’, Klodian Troci rikthehet në detyrë pas pezullimit

Bien akuzat për pronat në Jalë; një vit nga
Foto Ilustruese/ Kadastra e Vlorës

Sërish lëvizje në Kadastrën e Vlorës. Zv.drejtori Klodian Troci që rikthehet në detyrë pas më shumë se 1 viti, pasi ishte pezulluar për shkak se akuzave për tjetërsim pronash në Jalë.

Rikthimi i Trocit është bërë pas përfundimit të hetimeve nga Prokuroria, nga të cilat zyrtari rezultoi i pafajshëm.

Kujtojmë se, pjesë e skandalit të kadastrës së Vlorës ishin 25 zyrtarë të këtij institucioni, ndërsa pas dorheqjeve, shkarkimeve, duket se çdo gjë po i rikthehet normalitetit.

Pas largimit të Trocit, Kadastra e Vlorës nuk po gjente vend me drejtuesit, nga ku brenda 10 muajsh, nga shtator 2019- në korrikun 2020, ky institucion ndërroi plotë 7 drejtorë. 

Bilbil Aliaj zëvendësoi në këtë post Taulant Canametin, drejtuesin e komanduar që qëndroi në krye të Kadastrës së Vlorës për rreth 4 muaj, pas dorëheqjes të bordit drejtues. 

Para Canametit në krye të Kadastrës ishte  Elona Hodaj, e cila mori detyrën më 19 shtator. Shkak i largimit të drejtuesve të Kadastrës së Vlorës është bërë një vendim i Gjykatës së Lartë për një pronë në bregdet në Jalë. Para Hodajt në krye ka qenë Alteo Nazeraj, një nga punonjësit e Kadastrës që ndenji vetëm 10 ditë në detyrë, ku ish-drejtori Florian Almadhi kishte kërkuar hetim për tjetërsim pronash. 

Florian Almadhi dha dorëheqjen pas 5 muajve në detyrë, ndërsa së bashku me të janë shkarkuar n/drejtori dhe tre specialistë të institucionit më 9 shtator 2019.

Ndërkohë si drejtues i IKMT është vendosur z.kryetari i bashkisë së Himarës, Simbol Pazaj.

Të fundit