Flash News

E-TJERA

Bien lehtë shifrat me Covid-19 në Shqipëri, 175 qytetarë të shtruar në spitale

Bien lehtë shifrat me Covid-19 në Shqipëri, 175 qytetarë

Në 24 orët e fundit shifrat me Covid-19 në Shqipëri kanë shënuar një rënie të lehtë. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se dy qytetarë nga Tirana të moshave 65-89 vjeç kanë humbur jetën.

Ndërkohë nga 3150 testime të kryera, 563 raste kanë rezultuar pozitive. Gjithashtu 494 persona janë shëruar. Mbi 220 raste janë regjistruar në Tiranë, e cila ndiqet nga bashkitë e Fierit, Durrësit, Beratit, Kamzës dhe Sarandës.

Numri i rasteve aktive, sipas MSH, është 7,894 të gjithë vendin. Ndërsa në spitalet COVID po marrin trajtim 175 pacientë, nga të cilët 16 janë në gjendje më të rënduar.

Statistika (6 Nëntor 2021)

Raste të reja ditore 563

Të shëruar në 24 orë 494

Të shtruar në spitale175

Humbje jete në 24 orë 2

Testime ditore 3150

Testime totale 1,325,991

Raste pozitive 188,557

Raste të shëruara 177,713

Raste Aktive 7,894

Humbje jete 2,950

Të fundit