Flash News

E-TJERA

Bien lehtë temperaturat, parashikimi i motit për ditën e sotme

Bien lehtë temperaturat, parashikimi i motit për ditën e sotme
Foto ilustruese

Mot i qëndrueshëm dhe me diell do të dominojë në vendin tonë orët e para të ditës. Ndërsa pasditja pritet të sjellë vranësira në zonat malore dhe mbrëmja në të gjithë territorin.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit ulen me të paktën 2 gradë në vlerat minimale dhe maksimale, duke u luhatur nga 15°C deri në 38°C mesdita në zonat e ulëta.

Era do fryjë e lehtë dhe mesatare duke arritur shpejtësi deri 40 km/h, nga drejtimi perëndimor-veriperëndimor, ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 3 ballë.

Të fundit