Flash News

E-TJERA

Bien ndjeshëm eksportet, defiçiti shkon në 44 mld lekë. Partnerët kryesorë të ekonomisë shqiptare

Bien ndjeshëm eksportet, defiçiti shkon në 44 mld lekë.

Në gusht eksportet e mallrave shënuan një rënie të konsiderueshme prej 10,8 %, krahësuar me muajin paraardhës. Vlera e eksporteve në gusht ishte 35 miliardë lekë, ndërsa e importeve, të cilët kanë shënuar sërish rritje, llogaritet 80 miliardë lekë.

Pra, defiçiti tregtar i këtij muaji është 44 miliardë lekë, duke u rritur me 19,6 %, krahasuar me gushtin e 2021-shit dhe me 5,2 % në krahësim me muajin paraardhës.

Gjatë muajit gusht, në rritjen e eksporteve ndikuan grupet: “Minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike” me +19,4 pikë përqindje, “Materiale ndërtimi dhe metale” me +14,8 pikë përqindje dhe “Tekstile dhe këpucë” me +5,6 pikë përqindje .

Në gusht, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, krahësuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar janë: Itali (29,0 %), Spanja (411,2 %) dhe Gjermani (43,1 %).

Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur uljen më të madhe, janë: Kosova (9,2 %), Maqedonia (5,9 %) dhe Kina (86,8 %).

Sa i përket importeve, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe janë: Turqia (29,7 %) Greqia (133,2 %) dhe Kina (46,3 %).

Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur uljen më të madhe, janë: Italia (7,0 %), Gjermania (19,4 %) dhe Austria (8,2 %).

Shkëmbimet tregtare me vendet e BE-së zënë 53,3 %. Në Gusht, eksportet drejt vendeve të  BE-së zënë 66,9 % të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 47,3 % të importeve gjithsej.

Partnerët kryesorë tregtarë janë: Italia (18,7 %), Greqia (9,5 %), Turqia (8,9 %) dhe Kina (6,2 %).

Burimi: INSTAT

Të fundit