Flash News

E-TJERA

Bien ndjeshëm temperaturat, si do të ndryshojë moti orët në vijim

Bien ndjeshëm temperaturat, si do të ndryshojë moti orët

Dita ka nisur me vranësira dhe reshje, të cilat në zonat malore kanë qenë në formë dëbore.

Gjatë orëve të pasdites pritet përmirësim gradual i kushteve atmosferike dhe rikthim i kthjellimeve në të gjithë territorin.

Sipas Meteoalb, temperaturat e ajrit do të ulen ndjeshëm në mëngjes dhe mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga -1°C deri në 11°C.

Era do të fryjë e mesatare në tokë dhe e fortë në det, duke arritur shpejtësi mbi 60 km/h nga drejtimi verior–veriperëndimor, ndërsa në  brigjet detare do të krijohet dallgëzim 5 ballë.

 

Të fundit