Flash News

E-TJERA

Qëlloi me thikë shtetasen e huaj/ Hidhet nga lartësia dhe humb jetën i riu, 31-vjeçarja ndërron jetë në spital

Qëlloi me thikë shtetasen e huaj/ Hidhet nga lartësia dhe humb

Policia ka dalë me njoftim zyrtar për lajmin se një çift ra nga lartësia, teksa ishin duke bërë konflikt dhe se burri kishte ndërruar jetë.

Policia sqaron se ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00, në bulevardin “Gjergj Fishta” në një banesë me qira ditore.

Gjatë një konflikti të çastit, i riu Kliton Pira 26 vjeç, dyshohet se ka goditur me thikë një shtetase nga Gana e Afrikës, e identifikuar si Jawsackie Jaboah, 31 vjeçe.

Pas këtij akti 26-vjeçari është hedhur nga kati i 8-të i pallatit dhe për pasojë ka ndërruar jetë. Por edhe 31-vjeçarja nuk ka mundur t'u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë në spital.

"Rreth orës 18:00, në bulevardin “Gjergj Fishta” në një banesë me qira ditore, gjatë një konfliktit të çastit, shtetasi me iniciale K. P., 26 vjeç, dyshohet se ka goditur me thikë një shtetase të huaj me iniciale J. J, 31 vjeçe, dhe më pas është hedhur nga lartësia dhe për pasojë ka ndërruar jetë. 31-vjeçarja u dërgua menjeherë në spital, por si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital", bën me dije policia.

 

Të fundit