Flash News

E-TJERA

Bien nga lartësia ku punonin dy të mitur, arrestohet përgjegjësi i qendrës tregtare në Tiranë

Bien nga lartësia ku punonin dy të mitur, arrestohet
Foto ilustruese

Dy të mitur, përkatësisht 16 dhe 17 vjeç, janë dëmtuar pasi kanë rënë nga lartësia ku ishin duke punuar në një qendër tregtare në Tiranë.

Sipas policisë, pas ngjarjes është arrestuar në flagrancë I. Gj., 45 vjeç, përgjegjës punimesh në një qendër tregtare, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 arrestuan në flagrancë shtetasin I. Gj., 45 vjeç, përgjegjës punimesh në një qendër tregtare, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, pasi në objektin ku ky shtetas është përgjegjës, kanë rënë nga lartësia ku ishin duke punuar dhe si pasojë janë dëmtuar, dy shtetas të mitur 16 dhe 17 vjeç’, bën me dije policia.

Të fundit