Flash News

E-TJERA

Bien nga lartësia, ndërrojnë jetë dy të moshuar në Tiranë

Bien nga lartësia, ndërrojnë jetë dy të moshuar në
Foto Ilustruese

Dy viktima janë shënuar në orët e mesditës në Tiranë.

Të moshuarit përkatësisht, 65 dhe 77 vjeç, kanë rënë nga lartësitë e banesave dhe për pasojë kanë ndërruar jetë. Polica dhe grupet hetimore po vijojnë punën për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 19.09.2021, rreth orës 14:00, në rrugën “Mustafa Maçi”, dyshohet se ka rënë nga lartësia e banesës së tij dhe për pasojë ka ndërruar jetë shtetasi L. K., 65 vjeç. Nga deklarimet paraprake të familjarëve dyshohet se ky shtetas kurohej nga depresioni.

Më datë 19.09.2021, rreth orës 14:10, në rrugën “Muhamet Gjollesha”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia e banesës së tij dhe për pasojë ka ndërruar jetë shtetasi V. K., 77 vjeç.

Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjeve.

 

 

Të fundit